Vrasja në Shkodër/ Autorët i shkuan në lokal, mesazhi që i dhanë viktimës
Prek Tonaj është një tjetër viktimë e hakmarrjes, i cili është ekzekutuar mbrëmjen e sotme në Shkodër.
Bëhet me dije se dy autorët kanë hyrë në lokalin ku viktima ka qenë ulur dhe i janë afruar duke e qëlluar per vdekje me breshëri kallashnikovi.
Mësohet, se para se ta qëllojnë i kanë thënë edhe emrin e personit për të cilin po e vrasin.
Kujtojmë se 47-vjeçari Prek Tonaj ka mbetur viktimë e një atentati mbrëmje e sotme në fshatin Grudë e Re në Shkodër. Ngjarja u regjistrua rreth orës 19:15, në një lokal në qendër të fshatit.
Ishin 2 persona që e kanë qëlluar për vdekje 47 vjeçarin teksa ka qenë duke konsumuar kafe në lokal. Para se ta qëllojnë autorët ende të paidentifikuar i kanë thënë emrin e personit që të cilin po e vrasin.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



