E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrasja që ndezi konfliktin Gjermani-Rusi
Publik News

Vrasja që ndezi konfliktin Gjermani-Rusi

Dy diplomatë gjermanë janë dëbuar nga Rusia. Ata kanë kohë shtatë ditë për të lënë vendin, njoftoi të enjten Ministria e Jashtme e Rusisë. Sfondi i kësaj krize është një vrasje në Berlin, e cila dyshohet se është porositur nga Rusia.

Sipas informacioneve të BILD, Ministria e Jashtme ruse ka thirrur ambasadorin gjerman në Moskë, Geza Andreas von Geyr (57) dhe e ka informuar për dëbimin e bashkëpunëtorëve të tij.

Javën e shkuar, Ministria e Jashtme gjermane në Berlin i shpalli dy diplomatë rusë si të padëshiruar- dhe i dëboi.

Putin reagoi: Ka një rregull, nëse dëboni diplomatët tanë, ne do dëbojmë diplomatët tuaj.

Shkak për krizën diplomatike është vrasja e gjeorgjianit Zelimkhan Khangoshvili (41) në Berlin.

Ai u vra nga pas me një plumb në kokë më 23 gusht. I dyshuari është kapur, ai është në paraburgim dhe ka heshtur për akuzat. Prokuroria federale dyshon se agjencitë qeveritare në Rusi ose Republika e Çeçenisë mund të kenë urdhëruar vrasjen.

Gjermania e akuzon Rusinë se nuk po bashkëpunon për vrasjen. Rusia mohon çdo implikim në këtë rast.

 

Kush është Zelimkhan Khangoshvili

Ai ishte një çeçen me nënshtetësi gjeorgjiane. Khangoshvili është përfshirë në Luftën e Çeçenisë dhe më vonë në luftën mes Gjeorgjisë dhe Rusisë. Moska e konsideron terrorist dhe thotë se i ka duart me gjak rus, pasi dyshohet si i implikuar në dy akte të rënda terroriste. Në vitin 2016, ai dhe familja e tij kërkuan azil në Gjermani. Më 23 gusht 2019 u qëllua për vdekje në mes të Berlinit nga një person i identifikuar si shtetasi rus Vadim Sokolov. Shërbimet sekrete gjermane kishin paralajmëruar se Khangoshvili mund të vritet nga shërbimet ruse. Një raportim në media thotë se ai mund të jetë vrarë edhe si hakmarrje për babanë e liderit të fortë çeçen, Ramazan Kadyrov. Mediat e quajnë vrasjen e tij si rasti ‘Skripal 2’.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.