Vrasje me armë zjarri në Vlorë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Vlorë, ku një person është vrarë me armë zjarri.
Siç mund të shihet nga pamjet e siguruara nga korrespondenti yney i ndjeri qëndron i shtrirë përtokë, ndërsa në vendngjarje ka uniforma blu.
Një person identiteti i të cilit nuk dihet ende, është qëlluar për vdekje pak minuta më parë në Vlorë, në rrugën Transballkanike.
Siç shihet nga pamjet e mëposhtme, trupi i viktimës qëndron i shtrirë në trotuar, pranë Gjykatës së Apelit të Vlorës. Paraprakisht, bëhet me dije se viktima është qëlluar me breshëri plumbash kallashnikovi. Atentatori ka zbitur nga makina dhe pasi ka qëlluar “shenjestrën” është larguar.

Dëshmitarët kanë parë një makinë ngjyrë gri nga e cila është hapur zjarr. Pas atentatit, ajo është larguar me shpejtësi. Forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje.
Burime jozyrtare bëjnë me dije se autori është ndaluar nga Blutë e Vlorës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



