Vrau 31-vjeçarin nga Kukësi, “Kobra” dënohet me 24 vite burg
Gjykata Themelore në Prizren ka shpallur aktgjykimin në shkallë të parë ndaj Dibran Hoxhës, i njohur si “Kobra”, dhe katër të akuzuarve të tjerë lidhur me vrasjen e ndodhur në vitin 2023 në klubin e natës “Cobra City”.
Dibran Hoxha është shpallur fajtor për vrasjen e Visart Cengut, 31-vjeçar nga Kukësi, dhe është dënuar me 23 vite burgim për këtë vepër penale. Për veprën e armëmbajtjes pa leje, ai ka marrë edhe 2 vite burgim. Gjykata ka caktuar një dënim unik prej 24 vitesh burgim për Hoxhën.
Përveç Hoxhës, janë dënuar edhe të pandehurit e tjerë të përfshirë në rast:
Roland Susuri është dënuar me një dënim unik prej 7 vitesh burgim, i ndarë në:
1 vit e 6 muaj për pjesëmarrje në rrahje,
4 vite e 6 muaj për manipulim me prova,
1 vit e 6 muaj për armëmbajtje pa leje.
Arben Vezaj ka marrë 1 vit burgim për pjesëmarrje në rrahje.
Burim Mazreku është dënuar me 1 vit burgim për manipulim me prova.
Jesmir Badallaj është shpallur fajtor për pjesëmarrje në rrahje dhe armëmbajtje pa leje, dhe është dënuar me 2 vite burgim unik.
Ngjarja tronditëse ndodhi në ambientet e klubit “Cobra City” në Prizren në vitin 2023, ku pas një përleshjeje fizike, Visart Cengu mbeti i vrarë. Vendimi i sotëm shënon përmbylljen e procesit gjyqësor në shkallën e parë, ndërsa palët kanë të drejtë ankimi në Gjykatën e Apelit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



