Vrau gjyqtarin, Elvis Shkambi: Më kishte ardhur në majë të hundës
Mediat kanë zbardhur dëshminë e Elvis Shkambit, autorit të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, ngjarje që tronditi vendin mesditën e djeshme. Shkambi ka pohuar para hetuesve se nuk e kishte planifikuar më herët aktin, por vendimi i gjyqtarit në sallën e gjyqit e shtyu drejt krimit.
“Më kishte ardhur në majë të hundës me gjyqet. Dëgjova që mori vendimin në favor të palës tjetër. Unë nuk e kam menduar përpara vrasjen, por aty mu mbush mendja për ta vrarë kur dha vendim kundër nesh,” ka deklaruar ai gjatë marrjes në pyetje.
Vrasja ndodhi brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, ku Shkambi qëlloi për vdekje gjyqtarin Kalaja dhe plagosi dy persona të tjerë, babë e bir, të cilët ishin pala kundërshtare në procesin gjyqësor.
Ngjarja ka ngritur alarmin për masat e sigurisë në institucionet e drejtësisë dhe ka rikthyer në vëmendje debatin mbi sigurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve në vend.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



