Vrau qytetarin gjatë grabitjes në mes të Tiranës, arrestohet në Itali pas 20 vitesh
Është arrestuar sot në Itali një shqiptar në kërkim ndërkombëtar që prej vitit 2000. Ai është dënuar me 25 viteburg për akuzën e vrasjes gjatë një grabitje të një personi në Tiranë. Në datën 27 qershor 2000, në vendin e quajtur “Magazinat e tregtisë”, në rrugën “Siri Kodra”, Besnik Lamçja, në bashkëpunim me shtetasin E. Ç., ka vrarë me armë zjarri shtetasin G. U.
Lamçja është dënuar me 25 vjet burgim, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim” dhe “Vjedhja me armë”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



