E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrau të atin në bashkëpunim me të dashurin 55-vjeçar
Lajme

Vrau të atin në bashkëpunim me të dashurin 55-vjeçar

Si u njoh 26-vjeçarja Ermalinda Rama me Çlirim Doganin


Detaje të reja kanë dalë në dritë mbi krimin tronditës në familjen Rama, ngjarje e ndodhur mbërmjen e së mërkurës në fshatin Frashër të Fierit
, ku 26-vjeçarja Ermalinda Rama dyshohet se ka bashkëpunuar me të dashurin e saj, 55-vjeçarin Çlirim Dogani, për të vrarë të atin, duke e mbytur me tel.

Burime bëjnë me dije se Ermalinda jetonte herë pas here në fshatin Suk të Roskovecit, ku motra e saj është e martuar dhe jeton prej vitesh. Në këtë zonë, konkretisht në Suk 1, Suk 2 dhe Arapaj, Ermalinda mësohet se punonte në serat e fermerëve vendas.

Dyshohet se pikërisht aty është njohur me Çlirim Doganin, me të cilin më pas ka nisur një lidhje dashurie, që mesa duket është kundërshtuar nga i ati i Ermalindës, Anesti Rama.

Dogani nga ana tjetër mësohet se është i martuar dhe baba i disa fëmijëve në moshë madhore. Ai mohon çdo përfshirje në ngjarje dhe ka deklaruar përpara hetuesve se në momentin e krimit ndodhej në fshatin e tij, larg vendit të ngjarjes.

Ndërkohë, mësohet se Ermalinda ka qenë më herët e fejuar tre herë, por është ndarë në të gjitha rastet për shkak të kundërshtimit të babait të saj.

Hetuesit dyshojnë se ky konflikt i përsëritur ka agravuar marrëdhëniet mes të bijës dhe të atit, duke e parë këtë të fundit si pengesë për jetën e saj personale ç’ka dhe mund ta ketës shtyrë drejt akit të rëndë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.