E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrau vëllanë me thikë, detaje mbi krimin e rëndë në Dibër
Publik News

Vrau vëllanë me thikë, detaje mbi krimin e rëndë në Dibër

Detaje të reja kanë dalë lidhur me krimin e rëndë në familje që ndodhi mbrëmë pas mesnate në Maqellarë të Dibrës, ku vëllai qëlloi me thikë për vdekje vëllanë e tij më të vogël.

26-vjeçari Florian Tonuzi i cili akuzohet se është autori i krimit dhe vëllai i tij 23-vjeçar, Benard Tonuzi, kanë qëndruar deri në mesnatë në një lokal në Maqellarë dhe më pas janë kthyer bashkë në shtëpi.

Burimet thanë se Floriani ishte duke drejtuar automjetin me të cilin po ktheheshin në banesë, ndërsa vëllai i tij më i vogël, Bernardi ishte i ulur në vendin e pasagjerit.

Gjatë mbërritjes pranë hyrjes së banesës, vëllezërit kanë thirrur të atin e tyre që t’iu hapte portën. Babai ka dalë jashtë, iu ka hapur portën fëmijëve, të cilët kanë hyrë në oborrin e shtëpisë dhe pikërisht aty ka ndodhur dhe ngjarja tragjike.

26-vjeçari Florian Tonuzi e ka qëlluar vëllanë e tij me thikë brenda makinës, ndërsa i ati ka parë gjithë ngjarjen e tmerrshme.

Viktima 23-vjeç si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital, ndërsa po punohet për kapjen e autorit, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia nuk ka mundur ende të zbardhë motivin e këtij krimi të rëndë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.