E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vritet në Ekuador, 34 vjeçari shqiptar Ergys Dashi
Lajme

Vritet në Ekuador, 34 vjeçari shqiptar Ergys Dashi

Kishte lidhje me trafikun e drogës, u ekzekutua në afërsi të portit të famshëm

Një 34 vjeçar shqiptar është ezkekutuar në Ekuador. Ergys Dashi është vrarë në një restorant  në Avenue José Joaquín Orrantia, në afërsi të portit të Guayaquilit prej nga vijnë edhe sasi të mëdha të kokainës. Sipas burimeve policore, personi kishte lidhje me trafikun e drogës .Ngjarja ndodhi natën e së shtunës, 22 janar, rreth orës 19:00, kur dy persona njëri prej tyre me një buqetë me lule, hynë në restorant duke iu shmangur stafit dhe kërkuan kartën e vaksinimit teksa më pas kanë qëlluar drejt Ergys Dashit, shkruajnë mediat ekuadoriane. 

Në vendngjarje, ekspertët e kriminalistikës kanë grumbulluar mbi 20  fishekë të markës Fame, tip 9×19 , sipas karakteristikave të dhëna nga hetuesit.

Gjithashtu ata konstatuan se viktima ka marrë disa të shtëna në pjesën ballore të kafkës.

Fillimisht nuk dihej identiteti i të ndjerit, por pas dërgimit në Laboratorin e Kriminalistikës u konfirmua identiteti i tij dhe origjina nga Shqipëria.

Gjatë ngjarjes së rëndë u plagos edhe një vajzë e re, e identifikuar si Angie Romero, 26 vjeç. Ajo ishte ulur në një tavolinë pranë vendit ku ndodhej 34 vjeçari shqiptar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.