E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vuçiç pranon ftesën: Do shkoj në Bruksel, por nuk takohem me ‘filozofin’ Kurti
Bota

Vuçiç pranon ftesën: Do shkoj në Bruksel, por nuk takohem me ‘filozofin’ Kurti

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka vendosur të pranojë ftesën e përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, për një takim urgjent në Bruksel. Megjithatë, ai ka shtuar se nuk do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Ftesa urgjente e Borrellit për një takim në Bruksel ishte drejtuar si Kryeministrit Kurti ashtu edhe Presidentit Vuçiç, me qëllim të adresimit të situatës së tensionuar në veri. Vuçiç ka deklaruar se do të takohet me Borrellin, por jo me Kurtin.

“Do të shkoj në Bruksel për të biseduar me Borrellin për një orë, dy, deri në dhjetë orë, por nuk kam nevojë të flas me Kurtin, sepse nuk ka kuptim. Ai na jep leksione filozofie, pak për Marksin dhe kështu me radhë. Të gjitha këto kanë të bëjnë me persekutimin e serbëve dhe ligjëratat mbi çështje politike të brendshme në Serbinë qendrore”, u shpreh Vuçiç për RTS-në të enjten.

Vuçiç ka konsideruar arrestimet e serbëve në Kosovë si përpjekje për t’u dëbuar nga ky vend. Ai ka theksuar nevojën për të kuptuar forcën e tyre dhe situatën e vështirë në të cilën Serbia ndodhet.

Sidoqoftë, edhe kryeministri Kurti është shprehur i gatshëm për të pranuar ftesën e Borrellit për një takim në Bruksel. Situata e tensionuar në veri vazhdon të jetë sfidë për të dyja palët dhe përfaqësuesit e tyre, me synimin e normalizimit të marrëdhënieve në rajon. Do vazhdojmë të ndjekim zhvillimet për këtë çështje dhe do t’ju informojmë me të rejat e fundit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.