Vuçiç sakrifikon kryeministrin e tij nga protestat masive
Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviç pritet të japë dorëheqjen këtë të martë, shkruajnë mediat në Beograd.
Ai pritet të mbajë një konferencë të jashtëzakonshme në orën 11:00.
Një ditë më parë, presidenti Aleksandër Vuçiç tha se kërkesat e studentëve janë plotësuar dhe se po rishikon mundësinë për riformatim të qeverisë.
Millosh Vuçeviç ftoi dje të gjithë dekanët, rektorët, profesorët e universitetit dhe përfaqësuesit e studentëve në një takim për të diskutuar të gjitha temat e rëndësishme për gjithë komunitetin dhe për veten e tyre
Ende nuk dihet asnjë detaj, por dorëheqja e Vuçeviç do të vinte në një kohë jo fort të mirë për qeverinë serbe për shkak të protestave të javëve të fundit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



