E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Vuçiq iu premtoi amerikanëve që Kosovës do t’ia dorëzojë karrigen në OKB”
Lajme

“Vuçiq iu premtoi amerikanëve që Kosovës do t’ia dorëzojë karrigen në OKB”

 Kryetari i Partisë Kombëtare dhe ish shefi i diplomacisw serbe, Vuk Jeremiq thotë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq u ka premtuar amerikanëve se Kosova do të bëhet pjesë e OKB-së, por se sipas tij, ai e ka problem mënyrën se si ta bëjë këtë.

Jeremiq tha se Vuçiq është pajtuar me kërkesën e amerikanëve për t’ia dorëzuar karrigen Kosovës në OKB, transmeton lajmi.net.

“Amerikanët kërkojnë nga Vuçiq që të lejoj që Kosova të futet në OKB, madje ata i kanë bërë presion atij që të pranojë të nënshkruajë të ashtuquajturën marrëveshje për normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve me Prishtinën. Rusia ka thënë se praktikisht nuk do ta bllokojë Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së”, tha Jeremiq.

Jeremiq pretendon se Vuçiq u përpoq të ofronte shkëmbimin e territorit, mirëpo u refuzua, pasi që paraprakisht i kishte premtuar Kosovës që do të hynte në OKB.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.