E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Xhafaj: Jam i lemerisur, qytetarët dy javë pa gjyqe
Lajme

Xhafaj: Jam i lemerisur, qytetarët dy javë pa gjyqe

Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, akuzon Ministrinë e Drejtësisë dhe KLGJnë për situatën e krijuar në lidhje me Reformën e re Gjyqësor, ku prej dy javësh nuk zhvillohet asnjë proces.

Kritikën e tij, Xhafaj e bëri në Komisionin e Ligjeve, ku u shpreh se Ministria e Drejtësisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor janë në shkelje të rëndë ligjore për shkak se nuk zhvillohen seancat gjyqësore. Këto të fundit nuk zhvillohen prej bojkotit të avokatëve, të cilët janë kundër hartës gjyqësore.

“Më duket interesante pyetja e koleges në lidhje me çështjen e hartës gjyqësore. Nuk më shqetëson shumë fakti i datës por fakti që prej ditësh ka një grevë totale të avokatëve. S’është çështja e avokatëve, gjyqtarëve e prokurorëve, por i qytetarëve. Përtej asaj se çfarë mendon Ministria e Drejtësisë e KLGJ, por ne këtu jemi përfaqësues të qytetarëve dhe duhet t’i vendosim në presion për ta përshpejtuar procesin, sepse si Ministria e Drejtësisë, edhe KLGJ janë në shkelje të rëndë të ligjit për këtë çështje. Janë gati 2 javë që nuk ka gjyqe.

Njerëzit presin avokatët për të shkuar në seanca gjyqësore. Situatës që kemi në sistem për arsye objektive, i shtojmë edhe çështje të tjera. Në vlerësimin tim, nuk kanë lidhje komentet e institucioneve me seancën gjyqësore. Në seancën gjyqësore duhet të vijnë MD dhe KLGJ dhe të tregojnë se përse bëhet kjo. Argumentet e tyre mund të na bindin neve, avokatët dhe qytetarët. Duhet ta përshpejtojmë këtë proces. Ky proces ka të bëjë me projektin që është bërë publik. Ndërkohë, se çfarë do të thotë Ministria e Financave, s’ka lidhje me ne. Nëse jua thonë juve kështu, unë jam i lemerisur pastaj. Se i bie që në 3 vite këta s’kanë marrë në konsideratë Ministrinë e Financave”, tha Xhafaj.

Ndërkohë që deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi, akuzoi Ministrinë dhe KLGJ-në se nuk kanë kryer më herët konsultime.

“Ne këtu duhet të shohim interesin e qytetarëve që po e përfaqësojunë edhe avokatët. Ajo që pretendohet se është konsultuar, ja ku është prova që konsultime nuk ka pasur”, tha Bylykbashi.

SEANCA DËGJIMORE

Ndërkohë, nga ana tjetër, nënkryetarja e Ligjeve, Dhurata Çupi, kërkoi që të mos shtyhet më gjatë kërkesa e disa deputetëve të PD-së për të zhvilluar seancë dëgjimore me Ministrinë e Drejtësisë si aktore kryesore dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor, për procedurat e ndjekura dhe argumentet që kanë çuar në krijimin e hartës së re gjyqësore.

“Një grup deputetësh të opozitës ka depozituar këtë kërkesë për dëgjesë për hartën e re gjyqësore. Kemi kërkuar dëgjesë me KLGJ-në, KLP-në, me Ministrin e Drejtësisë dhe dhomën kombëtare të avokatisë. Ka 3 javë që janë ndërprerë përfaqësimet në procese gjyqësore. Është çështje sensitive. Kanë kaluar 3 javë dhe jemi munduar të rakordojmë datat, por ende s’janë bërë këto dëgjesa. Duam të dimë kur do të zhvillohen këto dëgjesa”, tha Çupi.

Ndërkohë që sipas kryetares së Ligjeve, Klotilda Bushka, dëgjesa është vonuar për shkak se kanë pritur qëndrimet e institucioneve.

“Diskutimi i parë ka qenë për në datën 27. Tani mendimet kanë ardhur. Dëgjesat të dëgjohen në javën e 11 korrikut. Nuk është e vërtetë që është anuluar mbledhja, por që janë pritur mendimet nga institucionet. Harta e re gjyqësore është detyrim në ligj. Ligji e ka të qartë se si bëhet. Sa u takon pretendimeve të avokatëve, ato do të sheshohen. Ne duhet të studiojmë materialet. Javën e datës 11 do të jetë dëgjesa”, tha Bushka.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.