E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Xhafaj për vdekjen e shoferit të tij: Jam i shokuar!
Lajme

Xhafaj për vdekjen e shoferit të tij: Jam i shokuar!

 Hienat politike të mos sulen mbi të vdekurin

“Jam i shokuar! Hienat politike të mos sulen mbi të vdekurin”, kjo është deklarata e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, pas vdekjes së shoferit të tij.

DEKLARATA E PLOTË:

“Jam i shokuar dhe nuk gjej fjalë të ngushëlloj prindërit dhe gjithë familjen e Shkëlzenit për humbjen tragjike të jetës së tij. Kjo ngjarje e rëndë ka shkaktuar një dhimbje të fortë njerëzore për mua dhe për të gjithë ata që punuan dhe e njohën nga afër atë.

U prefsh në paqe, i dashur Shkëlzen!

Nuk është dita sot për mua që të bëj politikë dhe as e ndaloj dot që politika të vazhdojë të merret me mua sot.

Kam humbur krejt papritur një njeri të afërt, i cili si dhe gjithë familja e tij, ishte bërë si pjesë e familjes sime.

Nuk kam asnjë koment për rrethanat e ndarjes së tij nga jeta, sepse prokurorët dhe ekspertët përkatës po punojnë ndërkohë për sqarimin e tyre.

Nëse nuk kam se si u kërkoj hienave politike të mos sulen mbi të vdekurin, u lutem mediave që kanë sadopak ndjenjë njerëzore të respektojnë dhimbjen e prindërve, vellezërve, të afermve e miqve të tij.

Ai ishte një djalë i shkëlqyer, një punonjës i papërtuar e fjalëpak, që la një boshllëk të madh pas vetes dhe nuk e meriton në asnjë mënyrë përbaltjen.

Faleminderit paraprakisht, kujtdo që do ta konsiderojë këtë apel njerëzor!”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.