Xhafaj ‘shkrin’ Drejtoritë e ngritura nga Saimir Tahiri
Policia e Shtetit sot ka bërë publike edhe një plan për ndryshimin e strukturës së Drejtorive të Policive në Qarqe dhe rikthimin siç ka qenë para se socialistët të merrnin pushetin në vitin 2013.
Me tu bërë ministër, Saimir Tahiri ndryshoi thuajse gjithë strukturën e Policisë së Shtetit, duke nxjerrë në rrugë edhe mijëra punonjës policie.
Por sapo ka marrë detyrën, Fatmir Xhafaj është kujdesur që ta shkatërrojë skemën e ngritura nga Tahiri, ku duket se ish-ministri vazhdonte të kishte pasuesit e tij.
Me ndryshimet e fundit të strukturës së policive në qarqe, nuk mbet asnjë gjurmë e Tahirit në polici.
Kështu mediat sot kanë bërë të ditur se kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka firmosur urdhrin për ndryshimin e strukturave në drejtoritë vendore te policisë në qarqe.
Në bazë të platformës se policimit dhe sigurisë ne komunitet këto drejtori do të ndryshojnë sektorët e tyre. Ky ndryshim pritet të sjelle lëvizje në polici si edhe shkarkime për shkak të shkurtimeve të pozicionit.
Ky projekt u pilotua fillimisht në drejtorinë e Policisë së Elbasanit.
Sipas strukturës se re çdo drejtori vendore do te këtë drejtor dhe 2 nëndrejtorë ku njëri do të mbulojë hetimin e krimeve ndërsa tjetri çështjet e rendit dhe sigurisë publike.
Disa prej sektorëve ekzistues do të shkrihen ose do të bashkohen në një sektor të vetëm në mënyrë të tillë që të ulet numri i punonjësve në nivel drejtues.
Do të shkrihen 3 sektorët e hetimit dhe krijohet sektori i vetëm që do të mbuloje çështjet e drogës trafiqeve te paligjshme dhe krimit ekonomik që më parë ishin të ndarë.
Sektori i Rendit do të ketë Sallën Operative Sektorin e Rendit dhe atë të Qarkullimit rrugor. Do të zgjerohet kompetenca e komisariateve të cilët do të merren edhe me veprën penale të vrasjes e cila më parë u kalonte drejtorive.
Territori i një komisariati do të ndahet në zona policore ku do të rritet roli i inspektorit të zonës.
Ndryshime do të ketë dhe policinë Rrugore, e cili do të ketë në varësi seksionet e policisë rrugore.
Ato nuk do kenë varësi nga komisariatet siç ishte më parë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



