E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Xhaxhai i Aleks Nikës: Nuk kërkojmë hakmarrje, por duam drejtësi
Lajme

Xhaxhai i Aleks Nikës: Nuk kërkojmë hakmarrje, por duam drejtësi

Xhaxhai i Aleks Nikës, një prej protestuesve që humbën jetën gjatë ngjarjeve tragjike të 21 janarit, deklaroi se kërkesa për drejtësi mbetet e pandryshuar edhe pas kaq vitesh.

Mark Nika theksoi se familjarët e viktimave vazhdojnë të kërkojnë zbardhjen e plotë të përgjegjësive dhe shprehin besim tek institucionet e reja të drejtësisë, si SPAK-u, si edhe tek Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

Ai u shpreh se çdo vit familjarët mblidhen për të kujtuar Aleksin dhe viktimat e tjera, duke shpresuar që zëri i tyre të dëgjohet edhe nga përfaqësuesit e vendeve aleate. Sipas tij, ambasadorët kanë dhënë garanci se do të mbështesin përpjekjet për drejtësi.

“Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi. Përgjegjësia nuk mund të fshihet dhe as të harrohet. Ne vazhdojmë të kemi besim tek SPAK-u dhe tek Gjykata e Strasburgut për të vënë drejtësinë në vend”, u shpreh Mark Nika.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.