Xhelal Mziu kallëzohet penalisht
PUBLIK.live/ E martë, 18 Korrik 2017 Kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu është kallëzuar penalisht nga Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit.
Sipas IKMT kryebashkiaku i Kamzës është bërë pengesë për prishjen e 89 objekteve pa leje për të cilët kishte vendim prishjeje.
“Në ushtrim të kompetencave ligjore, gjatë kontrollit në IKMT-në e Kamzës janë gjetur një sërë shkeljesh që lidhen me mosveprimet e kreut të bashkisë”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



