Xhensila dhe “djersa” miliona euroshe!
Sa litra djersë u derdhën kur qendra e saj e luksit “Silabel” kaloi në duart e Arlinda Mekos dhe Alfred Mezinit?
Një transaksion i datës 6 mars 2026 ka ngritur pikëpyetje të forta mbi burimin e kapitalit dhe mënyrën e kalimit të pronësisë së një prej bizneseve luksoze në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë.
Bëhet fjalë për qendrën estetike “Silabel”, e cila, sipas të dhënave, ka kaluar në pronësi të Arlinda Mekos dhe Alfred Mezinit, emra që janë përmendur në denoncime publike si pjesë e një skeme të dyshuar për pastrim parash përmes faturave fiktive.
Çështja bëhet edhe më e ndjeshme për shkak të vlerës së pretenduar të biznesit në treg. Burime të tregut e vlerësojnë atë në intervalin 500 mijë deri në 1 milion euro, ndërkohë që regjistrimi i transaksionit rezulton me një kapital minimal prej vetëm 1,000 lekësh. Ky kontrast i thellë mes vlerës reale dhe asaj të deklaruar ka ngritur dyshime serioze për evazion fiskal dhe fshehje të burimit të të ardhurave.
Në qendër të debatit publik është edhe figura e Xhensilës, e lidhur më herët me këtë aktivitet, për të cilën kërkohet transparencë mbi mënyrën e krijimit dhe transferimit të këtij aseti.
Pyetjet që shtrohen janë të drejtpërdrejta: Sa pjesë e këtij kapitali rrjedh realisht nga aktiviteti i ligjshëm dhe sa mund të jetë produkt i qarkullimit të fondeve të dyshuara si të përfituara në mënyrë abuzive? A kemi të bëjmë me një transaksion të zakonshëm tregu, apo me një mekanizëm më kompleks financiar që kërkon hetim të thelluar?
Ndërkohë, opinioni publik pret reagime dhe sqarime nga institucionet përgjegjëse, në një kohë kur çështjet e pastrimit të parave dhe transparencës financiare mbeten ndër sfidat më të mëdha për ekonominë shqiptare.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco






