E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Xhensila Myrtezaj zbulon periudhën e vështirë të jetës: Jetova 2 muaj me frikën se kisha kancer gjiri
Publik News

Xhensila Myrtezaj zbulon periudhën e vështirë të jetës: Jetova 2 muaj me frikën se kisha kancer gjiri

Tetori është muaji i sensibilizimit dhe ndërgjegjësimit të vajzave dhe grave për parandalimin që në faza të hershme të kancerit të gjirit duke bërë herë pas here kontrolle.

E pikërisht në “Tetorin rozë”, Xhensila Myrtezaj ka vendosur që të ndajë me miliona ndjekësit e saj një videomesazh mjaft sensibilizues. Këngëtarja e dashur për publikun ka rrëfyer eksperiencën e saj duke thënë se të gjitha jemi të barabarta në këtë luftë, siç e cilëson ajo.

“Pas lindjes së vajzës, dhe pasi mbaroi procesi i gjidhënies, kuptova që kishte diçka që nuk shkonte me trupin tim. Më është dashur ta mbaj këtë gjë brenda vetës për dy muaj rrjesht, një frikë shumë e madhe nuk më lejonte ta ndaja me të tjerët këtë gjë, por më vriste edhe shumë ndërgjegja që po bëja shumë gabim. Sigurisht, Besi më dërgoi tek mjeku, dhe falë Zotit gjithçka ishte në rregull, ishin thjesht disa ciste që i dalin nënave pas gjidhënies”, tregon Xhensila.

Bashkëshortja e aktorit të njohur të humorit, Bes Kallaku, ka treguar se pas atij momenti të trishtë, ajo bën check-up çdo 6 muaj dhe ekon morfologjike çdo 2-3 muaj.

Xhensila u ka sugjeruar gjithashtu të gjitha vajzave dhe grave që të bëjnë të njëjtën gjë për ta parandaluar atë që në fazat më të hershme.

Madje artistja e njohur u ka bërë thirrje të gjithave që vuajnë nga kjo sëmundje e rëndë për të gjetur forcën dhe motivimin për ta luftuar atë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.