Xhisiela kopjon Ramën:Do padis gazetarët për shpifje!
Ligji-anti shpifje hartuar nga Rama me sa duket po iu vjen në ndihmë edhe personazheve të cilët kanë fituar famë nga dramat kontradiktore të jetës së tyre.
Rasti në fjalë është për Xhisiela Malokun, 25-vjeçaren nga Fushë-Kruja e cila trazoi botën politike dhe u kthye në qendër të vëmendjes, qoftë kjo për historinë e dashurisë me djalin e deputetit të PS Rrahman Rraja, Rexhep Rrajën, por edhe me jetesën e saj të luksit.
E frymëzuar nga deklaratat e Ramës, tashmë Xhisiela, të cilës po i pëlqen vëmendja që i japin, thotë se do të padisë mediat për shpifje.
Kështu është shprehur ajo sot para gazetarëve, të cilët e morën në pyetje pas përfundimit të seancës për vendimin e gjykatës ndaj ish-të dashurit të saj Rexhep Rraja.
Nuk pranoi ta quanin viktimë, mori disa poza para kamerës, erdhi e veshur me rroba firmato dhe atlete të shtrenjta dhe rrëmbeu kështu të gjithë vëmendjen duke e përdorur në të mirë të figurës së saj, tashmë të përdhosur në opinionin publik pas mohimit të deklaratave të para dhe protestës për të.
Me sa duket pyetjet me spec e kapën ngushtë 25-vjeçaren, e cila e mbylli fjalën e saj me kërcënime për padi ndaj gazetarëve.
Disa nga pyetjet e gazetarëve
Pse keni ardhur sot këtu?
Erdha, por nuk arrita të hyja në gjykatë sepse kishte trafik. Erdha në mbështetje të Rexhepit.
Ju jeni viktima në këtë proces?
Unë nuk jam viktimë.
Në seancë u tha se më 21 korrik jeni dhunuar nga Rexhep Rraja?
Jo nuk është e vërtetë…
Janë oficerët e policisë që e pohuan në gjykatë…
Jo, ai që më akuzon mua është në azil.
Janë dhe 3 oficerë të tjerë. U tha sot në seancë!
Jo nuk e di për të tjerët.
A e ke takuar Rexhepin gjatë kësaj kohe?
Po kam kontaktuar me të.
Po pse? A jeni ndarë…?
Po, kemi marrëdhënie shoqërore. Dua të dalë e vërteta.
E vërteta del me prova dhe fakte…
S’mjaftoj unë? Unë jam Xhisiela…
Gazetarja: Do akuzoheni për kallëzim të rreme.
Ju media më qëndroni larg tani e tutje se jeni marr me çdo detaj të jetës sime private. Do ju çoj në prokurori.
Do bëni padi për shpifje?
Patjetër, pse jo (qesh).
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




