‘Ylli’ i Atletico Madridit fjalë të mëdha për Juventusin
Mesfushori i Atletico Madridit, Saul Niguez pranoi se Juventusi meritoi kualifikimin në çerekfinale të Champions Leagues.
Saul Niguez nuk ka arritur ta kuptoj se çfarë ndodhi me avantazhin e tyre nga 2 me 0, pasi Cristiano Ronaldo shënoi tripletën.
“Ne kemi humbur shumë gjëra,” tha mesfushori spanjoll pas ndeshjes.
“Ne nuk ishim në gjendje të kërcënojmë portierin e Juventusit.
“Juventusi ka bërë një lojë më mirë se ne, kështu që ne duhet të bëjmë një hap përpara dhe të merremi me gjithçka që vjen në rrugën tonë.
“Në fund të fundit është ajo që meritojmë. Ata ishin më të mirë se ne. Nuk ka shumë tjetër për të thënë, ata ishin më të mirë se ne në të gjitha aspektet e lojës dhe nuk dinim të reagonim.
“Ne nuk ishim aq të zgjuar sa të duhej kur sulmuam hapësirat që lanë pas. Ne nuk u bëmë atyre probleme. “, ka shtuar më tej Saul Niguez
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



