E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ylli Manjani: Ajo që ndodhi dje ishte përkufizim i fjalës protestë
Lajme

Ylli Manjani: Ajo që ndodhi dje ishte përkufizim i fjalës protestë

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka deklaruar se ajo që ndodhi një ditë më parë ishte përkufizimi i fjalës protestë.

Manjani tha se kjo ishte e dyta pas protestës për vrasjen e Klodian Rashës.

Ai theksoi se jeta parlamentare e opozitës është bërë gjithmonë më e kufizuar, pa hapësira dhe e kanë vënë opozitën me shpatulla për muri.

“Ajo që ka ndodhur dje në Tiranë është përkufizimi i fjalës; protestë. Ajo quhet protestë, e dyta pas vrasjes së të ndjerit, Klodian Rasha. Ajo ka qenë e para dhe kjo është e dyta.

Parisi është djegur se kryebashkiaku donte të ulte me dy gradë temperaturën e pishinave, sepse donte të kursente energji.

Brukseli u lye me m.. nga fermerët.

Dje ka ndodhur përkufizimi i fjalës protestë. Ajo në vetëvete ka sigurisht një shprehje të dhunshme, të moderuar të saj.

A ka arsye të protestosh? Sigurisht që ka.

Një deputet ka hyrë në burg pa ligj, i opozitës.

Kryetari i opozitës mbahet i izoluar me dhunë, pa asnjë provë, pa asnjë fakt, pa asnjë gjë.

Të gjithë kryetarët e partive të tjera të opozitës janë nën hetim penal.

Jeta parlamentare e opozitës është bërë gjithmonë më e kufizuar. Pa hapësira. E kanë marrë opozitën dhe e kanë vendosur me shpatulla për muri. Ky njeri çfarë do të bëjë? Do të reagoj, reagimi është njerëzor.

Prandaj protesta në vetvete ka mllef, helm, do ta nxjerrësh të keqen. Do marrësh dhe një gurë, do thyesh dhe një xham, edhe molotov. Prandaj është protestë.

Pa këto quhet manifestim, del e mbaj ca fjalime aty dhe kaq.

Sigurisht që ka brenda edhe ndëshkim, dhe ata që e bëjnë këtë gjë e dinë që do të shkojë policia e do t’i trokasë tek dera.

Dhe është për tu vlerësuar dhe për të thënë, çfarë e ke këtë.

Po mirë, ti që rri rehat e komenton, gjen dhe një kamera dhe merr një top me ‘mjaltë’ dhe gjuan. Ai ka dalë të protesojë, nëse nuk e ndihmon dot, të paktën mos e shaj.

Ishte një reagim proporcional i opozitës. Do të doja të ishte shumë që të ishte populli shqiptar masivisht në këtë protestë pa dallime partiake. Ajo që i ndodh shqiptarëve opozitarë i ndodh edhe socialistëve’, tha Ylli Manjani në “A Show”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.