E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ylli Manjani; Inceneratorët janë problemi që kërkon zgjidhje
Lajme

Ylli Manjani; Inceneratorët janë problemi që kërkon zgjidhje

Sipas hetimeve të thelluara nuk janë më 8, por të paktën edhe 28 kompani të tjera false që janë përdorur për faturim fiktiv.

Ylli Manjani shprehet;

Gati 3 muaj më parë, shqiptarët të pyetur nga Barometri i Euronews për këtë çështje, mendoni masivisht se sqarimi i çështjes së inceneratorëve është kyç për besueshmërinë e SPAK. Që nga ajo kohë e deri më sot, duket se më shumë hetime ka bërë LSI-ja sesa SPAKU.

Por SPAK nuk është as LSI e as parti. SPAK nuk merret me armiq, por me shkelës ligji. Kujtoj se mban në paraburgim zotin Koka për një skemë mashtrimi fiskal që tashmë dukshëm nuk ka lidhje me të, por me një strategji që përdorur nga evazorët e mëdhenj fiskalë, ndoshta me lidhje shumë më të forta se të Lefterit. Për barazi para ligjit, SPAK do duhet të arsyetojë mbi dilemën ose bashkë me Lefterin duhet të hyjnë në paraburgim politikanë të lartë të PS që janë kushërinj me pleqtë e kompanive fiktive, ose Lefteri duhet liruar nga kjo akuzë dhe duhet lënë i lirë. Inceneratorët janë guri i provës ose i turpit të këtij shteti.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.