E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ylli Manjani ironizon qëndrimet e ambasadorëve në vendin tonë  : Mos lexoni raportin e DASH, por dëgjoni delet e ambasadës
Lajme

Ylli Manjani ironizon qëndrimet e ambasadorëve në vendin tonë : Mos lexoni raportin e DASH, por dëgjoni delet e ambasadës

Analisti dhe juristi Ylli Manjani reagoi pas publikimit të raportit të Departamentit të Shtetit, që ndërton një panoramë të zymtë për keqqeverisjen në Shqipëri.

Por kjo panoramë është e ndryshme nga qëndrimet e ambasadorëve në vendin tonë.

“Shembja e pallateve nga bashkia e AliBabVelisë, me ligjet e tërmetit të 2019-ës, si dhe nxjerrja me policë nga shtëpitë private të njerëzve, me qëllim lirimin e trojeve për ndërtim kullash, është interes strategjik Amerikan.

Gjithashtu, interes strategjik Amerikan është edhe vjedhja 100% e fondeve publike nga drejtorët e administratës monopartiake të bashkisë e jo vetëm.

Kështu që me urdhër të ambasadës amerikane rrini sus e mos i bini në qafë hajnave.

Dhe mos lexoni raportin e DASH, por dëgjoni delet e ambasadës,” shkruan Manjani.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.