E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ylli Rakipi: Rama luan protagonistin  edhe kur vdekja sillet rreth nesh!
Lajme

Ylli Rakipi: Rama luan protagonistin edhe kur vdekja sillet rreth nesh!

Gazetari Ylli Rakipi duke folur për situatën në të cilën ndodhet vendi për shkak të koronavirusit, thotë se kryeministri Rama kërkon protagonizëm edhe në momente të tilla. Rama po i lodh njerëzit me protagonizmin të cilin e kërkon, sipas Rakipit, edhe kur vdekja sillet rreth nesh.

“Në raste të tilla, populli është një masë e madhe që ka nevojë për një besim të madh. Në raste të tilla duhet të funksionojnë institucionet, aq sa kemi. Duhet të funksionojnë ekspertët. Ndërsa Edi Rama thotë jemi në një luftë të madhe, në fakt ne jemi në një krizë të madhe dhe ai i ka marrë të gjitha përsipër vetë. Rama po i lodh njerëzit me protagonizmin. Kërkon të rrëmbejë protagonizëm edhe në momentet kur vdekja sillet rreth nesh, në momentet kur shqiptarët janë në ditët e tyre më të vështira”, ka thënë gazetati në TvT.

Ylli Rakipi ka thënë më tej se duke qenë se Shqipëria ëhstë vend i varfër, problemet post-koronavirus do jenë të mëdha.

“Problemet post koronavirus, do të jenë jashtëzakonisht të mëdha, sepse Shqipëria është një vend tmerrësisht i varfër, me një ekonomi primitive, me institucione që nuk funksionojnë, duke patur në krye vetëm një njeri, që bën në këtë “big brother” ku jemi sot, regjisorin, folësin, menaxherin, lojtarin, pronarin, sigurisht do të ketë ngërçe të jashtëzakonshme, të cilat do t’ju bien mbi supe dhe do t’i përballojnë shqiptarët”, ka shtuar gazetari Ylli Rakipi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.