Yuri Kim mesazh pushtetarëve: Zyrtarët publikë duhet të japin llogari para njerëzve që i kanë vendosur në ato poste
Ambasadorja amerikane Yuri Kim ju ka dërguar një tjetër mesazh pushtetarëve shqiptarë. Amerikanët po investojë fuqishëm në reformën në drejtësi në mënyrë që të marrë fund pandëshkueshmëria dhe të gjithë të japin llogari, por deri tani numri i të ndëshkuarve është i ulët.
SPAK gëzon mbështetjen e amerikanëve, ndërkohë që një investim i madh i tyre po bëhet edhe në fushën e gazetarisë, me qëllim që media të zbulojë aferat e pushtetarëve.
Ambasada amerikane përmes një njoftimi ka bërë të ditur sot se ambasadorja Kim ka pasur një takim me ekipet e studentëve shqiptarë dhe amerikanë të gazetarisë, të cilët kanë kryer investigime. Sipas ambasadës, këto investigime do të nisin të publikohen nga java tjetër.
Por në bisedat që ka pasur me ta, Yuri Kim ka dhënë mesazhe interesante. Ajo u shpreh se zyrtarët publikë janë të detyruar të japin llogari para ata atyre që i kanë zgjedhur në atë post.
“Ambasadorja Yuri Kim u takua me ekipet e studentëve shqiptarë dhe amerikanë të gazetarisë dhe dëgjoi më shumë mbi historitë e tyre investigative, të cilat do të publikohen duke filluar nga java që vjen. Studentët shqiptarë të Laboratorit të Gazetarisë Investiguese udhëtuan në Boston në maj dhe studentët amerikanë udhëtuan drejt Tiranës javën e kaluar, në një program shkëmbimi gazetarie. Ambasadorja Kim vlerësoi përpjekjet e ekipeve për të hedhur dritë mbi tema të rëndësishme dhe u tha studentëve që teksa hetonin, të mbanin mend: ‘Së pari, zyrtarët publikë u detyrohen përgjigje njerëzve të cilët i kanë vendosur në ato pozicione. Së dyti, është detyra e gazetarëve që të bëjnë pyetje të vështira dhe të rëndësishme’”, tha ambasada amerikane përmes një njoftimi për mediat.
Deklarata e ambasadores duket se mban dy mesazhe shumë të rëndësishme. E para shkon për pushteatrët, të cilët duhet të japin llogari për veprimet që kryejë dhe kur pyeten ata duhet të përgjigjen.
Nga ana tjetër mesazhi shkon për mediat shqiptare, shumica e të cilave i bëjnë fresk politikanëve. Kim e bën të qartë se gazetarët nuk duhet të druhen para politikanëve, por t’i detyrojnë të japin llogari.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



