E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Yuri Kim : Shpresoj të mos jetê e vërtetë,  marrëveshje PRAPA KRAHËVE për të VRARË Reformën në Drejtësi
Publik News

Yuri Kim : Shpresoj të mos jetê e vërtetë, marrëveshje PRAPA KRAHËVE për të VRARË Reformën në Drejtësi

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim jep një mesazh të fortë për reformën në drejtësi, duke thënë se ka fjalë për “një marrëveshje prapa krahëve” për ta vrarë atë.

Pak minuta më parë, përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasadorja Kim thotë se shpreson që këto fjalë “të mos jenë të vërteta”.

“Shpresoj që fjalët për një marrëveshje prapa krahëve për të vrarë reformën në drejtësi në Shqipëri të mos jenë të vërteta. Reforma është e dhimbshme, e ngadaltë & jo perfekte por është e nevojshme, po bën përparim & duhet të vazhdojë,” deklaron Yuri Kim.

Kujtojmë se deklarata e ambasadores Kim vjen vetëm pak ditë pas takimit me kryetaren e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Genta Tafa Bungo, të cilës i kërkoi që të shpejtohet procesi i vettingut.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.