E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Yuri Kim takim  nē SPAK/ Rreth 50 minuta takim me Dumanin dhe prokurorët e tjerë
Lajme

Yuri Kim takim nē SPAK/ Rreth 50 minuta takim me Dumanin dhe prokurorët e tjerë

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri Yuri Kim ka zhvilluar ditën e sotme një vizitë për rreth 50 minuta në ambientet e SPAK, raporton gazetarja Klodiana Lala.

Kjo vizitë e Kim në SPAK vjen fill pas zgjedhjes së kreut të ri të këtij institucioni, Altin Dumani, proces në të cilin zyrtarja e Shteteve të Bashkuara ishte edhe pjesëmarrëse dhe tejet e përfshirë duke ndjekur nga afër edhe momentin e votimit.

Kim është takuar me zotin Dumani dhe prokurorë të tjerë të SPAK.

Ndërkohë që pas daljes nga ky institucion Yuri Kim nuk preferoi të bënte komente për mediat. Sakaq, ende nuk bëhet me dije se cilat janë arsyet e vizitës së Kim, e cila është e para pas vendosjes së Dumanit në krye të SPA

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.