Yuri Kim takon Taulant Ballën e Alfred Rushajn: E rëndësishme që palët të trajtojnë njëra-tjetrën me respekt dhe të diskutojnë dallimet me ndershmëri!
Ambasadorja Amerikane në Tiranë Yuri Kim ka takuar kryetarët e grupeve parlamentare të PS dhe PD, Taulant Ballën dhe Alfred Rushajn.
Përmes një postimi në “Twitter” diplomatja amerikane thekson se është e rëndësishme që palët ta trajtojnë njëra-tjetrën me respekt dhe të ngrihen mbi partitë, kur kjo është e mundur.
“Faleminderit kryetarëve të grupeve parlamentare Taulant Balla dhe Alfred Rushaj për takimin e sotëm për të ndarë pikëpamjet mbi prioritetet e tyre përkatëse legjislative. Është e rëndësishme që palët të trajtojnë njëra-tjetrën me respekt të ndërsjellë, të diskutojnë dallimet me ndershmëri, të ngrihen mbi partishmërinë kur është e mundur”, shprehet ajo.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



