E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Yuri Kim takon Vitore Tushën: Udhëhoqi me maturi KED, tani ka përgjegjësinë të drejtojë GJK në çështjet e mbetura
Publik News

Yuri Kim takon Vitore Tushën: Udhëhoqi me maturi KED, tani ka përgjegjësinë të drejtojë GJK në çështjet e mbetura

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, ka zhvilluar sot një takim me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha.

Kim shpreh përmes një postimi në tëitter, se Tusha udhëhoqi me qendrueshmëri dhe maturi KED, ndaj tani ka përgjegjësinë që të drejtojë Gjykatën Kushtetuese në realizimin e çështjeve të mbetura.

Diplomatja amerikane ka premtuar se SHBA do të vazhdojnë të jenë një nga mbështetësit më të fuqishëm të Reformës në Drejtësi.

Shënimi i plotë i Kim

Takova sot gjyqtaren Vitore Tusha, për ta falenderuar atë për udhëheqjen e qëndrueshme dhe të matur të KED, e cila mundësoi funksionimin e Gjykatës Kushtetuese Shqiptare. Tani ka përgjegjësinë të drejtojë GJK në trajtimin e çështjeve të rëndësishme. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të jenë një mbështetës i fortë i reformës në drejtësi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.