E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zaimina Vasjari ‘shtrin tubat’ e ujësjellësit në Shijak
Publik News

Zaimina Vasjari ‘shtrin tubat’ e ujësjellësit në Shijak

Këngëtarja, stilistja, ish Miss-i, diplomantja e arkitekturës,etj etj, Zaimina Vasjari , është emëruar specialiste në drejtorinë e Ujësjellës Kanalizime në Durrës, në degën e Shijakut.

Spartak Kovaçi

Duke qenë se nuk ka lënë gjë pa bërë, Zaji e ka parë të arsyeshme të ‘shtrijë tubat’ e ujësjellësit. Në fund të fundit, një punë në shtet u leverdis të gjithëve.

Në dokumentin që qarkullon nëpër mediat rozë dhe rrjetet sociale, shihet se Vasjari është emëruar në këtë detyrë prej datës 10 qershor.

Vendimi mban firmën e drejtorit të Ujësjellësit Spartak Kovaçi.

Nuk dimë si i kanë patur punët me ujin banorët e Shijakut duke nisur që nga 10 qershori, por nuk do ishte çudi që Zaji të mos ia kishte vënë ‘gjoksin’ punës (silikonin, për të qenë më konkretë), pasi thashethemet dhe ata që duhet të ishin kolegët në U.K. Durrës, thonë që nuk e kanë parë fare të qarkullojë atyre anëve.

Jo se ka nevojë për para’, pasi Zaji është e martuar me biznesmenin Klodian Asllani, i cili u marros pas saj, aq sa la dhe gruan e parë, por nuk rrihet dhe pa punë.

Ose më saktë, duhet një emër në bordero’, se njerëz të gjallë jemi!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.