E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zbardhet dëshmia në seancë e bashkëshortes së futbollistit Alvesh : Kur erdhi në shtëpi ishte shumë i dehur
Lajme

Zbardhet dëshmia në seancë e bashkëshortes së futbollistit Alvesh : Kur erdhi në shtëpi ishte shumë i dehur

Joana Sanz, bashkëshortja e Dani Alvesh dhe tre miqtë e futbollistit pohuan në gjyq se ai ishte i dehur natën e 30 dhjetorit 2022, ku një e re 23-vjeçare e akuzon se e ka përdhunuar

Ajo ka shpjeguar se më 30 dhjetor futbollisti e kaloi ditën me miqtë në një restorant dhe se besonte se ai do të kthehej për darkë, por u kthye vetëm në orën 4 të mëngjesit, “shumë i dehur dhe me erë alkool”.

Kur Alvesh hyri në dhomën e gjumit, goditi komodinën dhe ra mbi shtrat, kështu që Joana nuk ishte në gjendje të fliste me të.

Modelja vizitoi disa herë bashkëshortin e saj në burg, por më pas doli publikisht duke pohuar se i ka dhënë fund lidhjes, pavarësisht se ligjërisht ende nuk është bërë divorci.

Për futbollistin 40-vjeçar prokurori publik ka kërkuar 9 vite burg si dhe 150 mijë euro për dëmshpërblim për viktimën.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.