E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zbardhet draft-opinioni i “Venecias”: Propozimi i mazhorancës i përmbush kriteret
Publik News

Zbardhet draft-opinioni i “Venecias”: Propozimi i mazhorancës i përmbush kriteret

Komisioni i Venecias është shprehur pro zgjatjes së mandatit të organeve të vetingut deri më 31 dhjetor 2024.

Në draft opinionin e zbardhur nga media amendamenti kushtetues, për zgjatjen e mandatit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Komisionerit Publik, është në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Sipas “Venecias”, kërkesa e mazhorancës i përmbush të gjitha kriteret.

“Komisioni arrin në përfundimin se zgjatja e propozuar e mandatit deri më 31 dhjetor 2024 mund të konsiderohet se është në përputhje me standardet evropiane. Komisioni i Venecias qëndron në dispozicion të autoriteteve shqiptare për më tej ndihmë në këtë çështje”, -thuhet në raport.

Kuvendi i Shqipërisë iu drejtua me një kërkesë Komisionit të Venecias disa ditë më parë për të marrë një opinion lidhur me zgjatjen e mandatit të vetingut që ka hapur një debat mes mazhorancës dhe opozitës.

Pas publikimit të opinionit përfundimtar, ajo do të diskutohet dhe më pas pritet të miratohet në seancën e datës 10 dhjetor në Kuvend.

Maxhoranca është shprehur më herët se qëllimi i ndryshimit kushtetutës është që të gjithë magjistratët, gjyqtarë dhe prokurorë t’i nënshtrohen të njëjtit standard kontrolli, pasi kalimi i verifikimit tek KLGJ e KLP do sillte ndryshim të metodologjikës së punës, si dhe mundësisht konflikt interesi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.