Spitali Shefqet Ndroqi
Zbardhet komunikimi i pacientit që u hodh nga spitali ‘Shefqet Ndroqi’ me fqinjin: Më duket se ja hodha…s’do isha shtruar kurrë po ta dija ç’bëhet
Spitali Shefqet NdroqiFqinji: Si je?
Hasan Mira: Jam më mirë, më duket se ja hodha ia hodha…
Fqinji: Si ke mundur të fusësh telefonin aty ?
Hasan Mira: Po me miqësi, kam paguar diçka…
Fqinji: Shyqyr që je mirë!
Hasan Mira: Po ta dija se çfarë bëhet në spital nuk do kisha ardh me u shtru…Shyqyr që jam mirë e mos ardhsha më në këtë vend! Po e mbyll telefonin se e mora për 5 minuta, nuk ma lënë më, më rri një person më vëzhgon tek koka tani që po flas.
***
Gjetan Gjetani
Një 65-vjeçar i dha fund jetës mbrëmjen e sotme duke u hedhur nga kati i katërt i spitalit “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.
Mësohet se viktima është Hasan Mira, nga fshati Fullqet i Klosi, i cili kishte dy ditë i shtruar në spitalin Covid-2 pasi ishte prekur nga koronavirusi.
65-vjeçari është vjehrri i deputetit socialist, Gjetan Gjetani. Ai nuk kishte sëmundje shoqëruese, por gjatë ditës së sotme ka shfaqur probleme psikologjike.
Ky është rasti i dytë që një pacient i prekur me koronavirus është vetëvrarë duke u hedhur nga spitali. Në datën 13 gusht, 29-vjeçari Xhino Koça i dha fund jetës në të njëjtën mënyrë.
Dyshohet se edhe një pacient i tretë ka tentuar të hidhet nga lartësia po në të njëjtin spital por është ndaluar në kohë nga stafi mjekësor.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




