E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zbardhet leja, lëvizjet e dyshimta pas parkut fotovoltaik në Kolonjë
Investigim

Zbardhet leja, lëvizjet e dyshimta pas parkut fotovoltaik në Kolonjë

Një nga projektet më të mëdha energjetike me burim diellor në Shqipëri po merr formë në zonën e Kolonjës, ku parashikohet ndërtimi i një parku fotovoltaik me kapacitet 62 MW, i shtrirë në një sipërfaqe prej 412 hektarësh. Investimi, që prej më shumë se dy vitesh ka qenë në proces lobimi dhe negocimi, ka ngjallur debate të forta mes kompanisë zhvilluese dhe komunitetit lokal.

Banorët e fshatit Taç i Lartë kanë kundërshtuar projektin, duke argumentuar se po humbasin kullotat që përdorin prej brezash. Sipas tyre, pavarësisht përpjekjeve të kompanisë për t’i bindur se investimi nuk ndikon në jetën e tyre, realiteti në terren tregon të kundërtën.

Së fundmi është bërë publike edhe leja e zhvillimit për këtë projekt, e cila përfshin një sipërfaqe të gjerë në këtë zonë juglindore të vendit. Në dokumentet zyrtare rezulton se subjekti që do të zbatojë projektin është kompania turke “Fortis Energy & Construction”. Megjithatë, nga hulumtimet del se emri i kompanisë që lidhet me zbatimin konkret të projektit është “Ersekë Solar Energy”.

Zbardhet leja e zhvillimit për centralin 412 ha në Kolonjë,

Zbardhet leja e zhvillimit për centralin 412 ha në Kolonjë,

Leja e KKTU-së është zbardhur në datën 12 maj 2026, ku firma Fortis do të ndërtojë central me fuqi 62 MW

Në datën 12 maj 2026, Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit ka miratuar zyrtarisht lejen me objekt “ndërtimi i impiantit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike dhe veprave ndihmëse”, me vendndodhje në Bashkinë Kolonjë. Sipas dokumenteve, zona ku do të ndërtohet centrali ndodhet në fshatin Taç i Lartë, pranë qytetit të Ersekës, dhe konsiderohet e përshtatshme për këtë lloj investimi për shkak të nivelit të lartë të rrezatimit diellor dhe numrit të madh të orëve me diell gjatë vitit.

Zbardhet leja e zhvillimit për centralin 412 ha në Kolonjë,

Zbardhet leja e zhvillimit për centralin 412 ha në Kolonjë,

Projekti që do të ndërtohet në një sipërfaqe prej 412 hektarësh në Kolonjë

Dokumentacioni teknik thekson gjithashtu se zona përbëhet kryesisht nga kullota dhe hapësira të hapura, ndërsa përreth ndodhen vendbanime rurale dhe rrugë lokale që e lidhin atë me qendrat administrative. Aksi kryesor i aksesit është rruga nacionale Tiranë–Korçë–Ersekë, me një distancë prej rreth 208 kilometrash nga kryeqyteti.

Sipas vendimit të qeverisë të miratuar një vit më parë, projekti përfshin instalimin e 134,360 moduleve fotovoltaike, me një kapacitet total prej 62 MW në anën AC. Sipërfaqja totale e truallit arrin në 4,126,759 metra katrorë, ekuivalente me rreth 412 hektarë.

Paralelisht me zhvillimet në terren, kërkimet në Qendrën Kombëtare të Biznesit zbulojnë lëvizje të dyshimta në strukturën e pronësisë së kompanisë ndërtuese. Edhe pse në dokumente paraqitet si kompani turke, me administrator shtetas turk, vetëm 40 ditë përpara zbardhjes së lejes së zhvillimit është kryer një transaksion i rëndësishëm.

Në datën 2 prill 2026, ortaku i vetëm i “Fortis Energy and Construction”, Mehmet Burak Uçkardes, ka vendosur transferimin e 100% të kuotave të shoqërisë tek “Ersekë Solar Energy B.V.”, një kompani me përgjegjësi të kufizuar e regjistruar në Holandë.

Zbardhet leja e zhvillimit për centralin 412 ha në Kolonjë,

Zbardhet leja e zhvillimit për centralin 412 ha në Kolonjë,

Transaksionet e firmës Fortis para se t’u zbardhej leja e zhvillimit nga KKTU

Sipas dokumentit zyrtar, transaksioni është kryer për një vlerë prej vetëm 100 mijë lekësh, që përfaqëson kapitalin nominal të shoqërisë. Në të njëjtin dokument theksohet se kjo shumë nuk pasqyron vlerën reale të tregut, por lidhet me një riorganizim të brendshëm të grupit.

Kjo lëvizje, e kombinuar me zhvendosjen e selisë drejt Holandës, një juridiksion i njohur për struktura offshore, ka ngritur pikëpyetje të forta mbi transparencën e pronësisë dhe identitetin e përfituesve realë të projektit. Dyshimet lidhen me mundësinë e ndryshimit të pronarëve realë ose përdorimin e skemave për të fshehur gjurmët, një praktikë që është vërejtur edhe në raste të tjera të koncesioneve dhe investimeve strategjike në Shqipëri.

Ndërkohë, në terren, debati mbetet i hapur mes interesit për zhvillim energjetik dhe mbrojtjes së burimeve tradicionale të jetesës për komunitetet lokale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.