E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zbardhet letra, ja çfarë shkruan Ardi Veliu për arsyet e dorëheqjes nga Drejtor i Policisë së Shtetit:Nuk dua një mandat tjetër
Publik News

Zbardhet letra, ja çfarë shkruan Ardi Veliu për arsyet e dorëheqjes nga Drejtor i Policisë së Shtetit:Nuk dua një mandat tjetër

Ardi Veliu në një letër drejtuar kryeministrit Edi Rama ka renditur argumentet e tij për dorëheqjen nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.Sipas tij, ka ardhur koha që t’i përkushtohet familjes dhe fëmijëve, që siç thotë Veliu janë në një moshë delikate dhe në këto 4 vite i ka munguar prezenca e babait.

“Por ne këto moment kam vendosur të mos kërkoj një mandat tjetër dhe t’ju ofroj dorëheqjen time për t’u përkushtuar më shumë familjes dhe fëmijëve që tani janë ne një moshë delikate e të cilëve ju kam munguar pafund këto katër vite”, argumenton Veliu.

Letra

Ish-drejtori i Policisë së Shtetit rendit edhe sukseset në këtë post, duke u shprehur se ka bërë më të mirën duke menaxhuar situata  të vështira.

“Për mua ka qene një nder dhe privilegj t’i shërbej vendit si Drejtues i Policisë së Shtetit për katër vitet e fundit ne një punë sfiduese e impenjative të përditshme, shpesh larg familjes e fëmijëve që kanë sakrfikikuar bashkë me mua. Jam përpjekur të jap me të mirën time dhe te forcave tona policore duke menaxhuar situata komplekse nga lufta kundër trafiqeve e drogës, krimit te organizuar e atij te rrugës, flukset e emigranteve apo dhe tubimet shpeshherë të dhunshme”, thote Veliu ne letren drejtuar Rames.

LETRA E PLOTË DREJTUAR RAMËS

Lenda :Kerkese per doreheqje nga detyra

Drejtuar:

KRYEMINISTRIT

I nderuar zoti Kryeminister,

Z.Edi Rama

Per mua ka qene nje nder dhe privilegj t’i sherbej vendit si Drejtues i Policise se Shtetit per kater vitet e fundit ne nje pune sfiduese e impenjative te perditshme, shpesh larg familjes e femijeve qe kane sakrfikikuar bashke me mua. Jam perpjekur te jap me te miren time dhe te forcave tona policore duke menaxhuar situata komplekse nga lufta kunder trafiqeve e droges, krimit te organizuar e atij te rruges, flukset e emigranteve apo dhe tubimet shpeshhere te dhunshme.

Por ne keto moment kam vendosur te mos kerkoj nje mandat tjeter dhe t’ju ofroj dorehqjen time per t’u perkushtuar me shume familjes dhe femijeve qe tani jane ne nje moshe delikate e te cileve ju kam munguar pafund keto kater vite.

Kjo ka qene padyshim pervoja me e vyer e jetes sime dhe ju falenderoj per besimin, mbeshtetjen dhe kurajon e vazhdueshme pa te cilat nuk do kishim arritur te menaxhonim me sukses kaq shume sfida. Mezi pres te punojme serish se bashku ne te ardhmen ne sherbim te vendit tone e njerezve tane.

Me mirenjohjen me te thelle e konsideratat me te larta

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.