E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zbardhet PËRPLASJA: Bujar Leskaj i mbyll telefonin Genc Deromemajt; kryetari i PD-së së Vlorës niset me urgjencë te Basha, në mes të natës
Publik News

Zbardhet PËRPLASJA: Bujar Leskaj i mbyll telefonin Genc Deromemajt; kryetari i PD-së së Vlorës niset me urgjencë te Basha, në mes të natës

Mësohet se kryetari i PD-së së Vlorës Genc Deromemaj, ka kërkuar “shpjegime” nga Bujar Leskaj se përse asnjë emër nga strukturat e kësaj force politike nuk ishte në listat e kandidatëve për deputetë. Pas publikimit të listës zyrtare, Deromemaj ka folur dhe me Bashën.

Vetë Genc Deromemaj ka bërë të qartë se ai nuk ka pasur asnjë pritshmëri për të qenë në listën e sigurt të deputetëve të PD në Vlorë, por ka kërkuar llogari se përse asnjë anëtar i struktuarave në qytetin bregdetar nuk ishte në pjesën kryesore të listës, te emrat e sigurt për deputetë, mëson publiktv.live .

I pari i listës së PD në Vlorë, Bujar Leskaj, ka mbeldhur dje një pjesë të strukturave, bashkë me ish-zv.drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Agron Kuliçaj. Pas mbledhjes, Leskaj ka debatuar me Deromemajn dhe nga inati ka fikur celularin.

Kjo ka bërë që kryetari i PD-së së Vlorës Genc Deromemaj, të niset me urgjencë në mes të natës në Tiranë, drejt e në selinë blu. Aty, Deromemaj është takuar me Lulzim Bashën dhe e ka njohur me gjithë situatën e krijuar në Vlorë, shkruan publiktv.live .  Pas takimit me kryedemokratin në Tiranë, duket se përplasjet mes Leskajt dhe Deromemajt janë sqaruar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.