E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zbardhet shkresa e PD drejtuar Kuvendit, çfarë thuhet për ish-kryeministrin Berisha
Publik News

Zbardhet shkresa e PD drejtuar Kuvendit, çfarë thuhet për ish-kryeministrin Berisha

Ndryshe nga sa deklaroi Sali Berisha, Partia Demokratike thotë se ai nuk është anëtar i grupit parlamentar të PD. Në shkresën që PD i ka dërguar Kuvendit, ish-kryeministri Sali Berisha nuk rezulton që të jetë pjesë e grupit.

1

Ndërkohë më herët, ish-kryeministri Sali Berisha ka depozituar formularin e vetëdeklarimit në Kuvend, ku thotë se është anëtar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Kujtojmë ë Sali Berisha është përjashtuar nga grupi parlamentar i PD-së pas vendimit të marrë nga kryedemokrati Lulzim Basha, një ditë para nisjes se seances plenare.

Në reagimet e tij të vazhdueshme Berisha e konsideron vendimin e Bashës nul dhe ndër të tjera gjatë një interviste televizive tha se do të marrë pjesë në mbledhjet e grupit parlamentar të PD-së “sa herë që t’i teket”.

Gjatë seancës së sotme Berisha iu bashkua vendimit të Bashës dhe deputetëve të tjerë të PD për t’u larguar nga salla e Kuvendit, duke mos votuar përbërjen e komisioneve parlamentare.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.