E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zbardhet takimi në selinë e PD-së. Ja porosia e kryedemokratit Basha
Publik News

Zbardhet takimi në selinë e PD-së. Ja porosia e kryedemokratit Basha

Aleatët e PD-së kërkojnë që të dalin në protesta kundër qeverisë, për shkak se maxhoranca aktuale nuk po ndihmon qytetarët për të përballuar krizën ekonomike të shkaktuar nga masat e marra për mospërhapjen e koronavirusit.

Në mbledhjen që kryedemokrati Basha pati me aleatët në selinë blu, dje në mesditë, kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, propozoi që aksioni politik i opozitës të përfshijë edhe protestat. Sipas të njëjtave burime mësohet se Duka është shprehur para kryedemokratit se tashmë pakënaqësitë e qytetarëve po rriten çdo ditë e më shumë.

Kreu i PAA-së i ka treguar kryedemokratit Basha shqetësimet që ka marrë nga ana e qytetarëve.

Por nga ana tjetër, gazeta “Panorama” ka mësuar se ideja e z. Duka nuk është mbështetur nga kryedemokrati Lulzim Basha. Sipas kreut të selisë blu, protestat do të përkeqësonin gjendjen ekonomike të qytetarëve dhe të Shqipërisë.

Mësohet se Basha i ka thënë aleatëve se largimi i Kryeministrit Rama do të bëhet me sa më pak kosto për qytetarët dhe Shqipërinë.basha me aleatet

POROSITË

Ndërkohë, sa i përket Reformës Zgjedhore, mësohet se kryedemokrati Basha ka pohuar se ajo duhet të përfundojë sa më shpejtë. Por përtej reformës, kreu i selisë blu ka nënvizuar si një kërkesë thelbësore normimin e qeverisë tranzitore.

Një nga temat kryesore të takimit të kryedemokratit Basha me aleatët ka qenë edhe gjendja e vështirë ekonomike, me të cilën po përballet vendi, për shkak të koronavirusit.

Mësohet se qëndrimi i të gjithë partive të opozitës së bashkuar ka qenë se pandemia e ekonomisë po e çon Shqipërinë drejt kolapsit ekonomik. Sipas burimeve në fillim të takim, kryetari i PD, Lulzim Basha, ka informuar aleatët mbi shqetësimet dhe kërkesat e paraqitura gjatë takimeve që ka zhvilluar gjatë javës me përfaqësuesit e bizneseve.basha aleatet

“Qeveria i ka braktisur. Nuk i dëgjon, nuk i pret, nuk do t’ia dijë për shqetësimet dhe problemet e tyre. Është detyra jonë, jo vetëm të jemi zëri i tyre, por të ridimensionojmë planin tonë për shpëtimin e ekonomisë, për ruajtjen e vendeve të punës, duke marrë parasysh pasojat që ka krijuar kriza. Qytetarët po humbin vendet e punës dhe situata është emergjente. Duhet angazhim i shpejtë dhe intensiv nga të gjithë ne. Kam parë dhe takuar vetë njerëz që nuk kanë marrë asnjë lek ndihmë nga qeveria, biznese që nuk kanë përfituar asnjë ndihmë dhe po mbyllen”, mësohet të jetë shprehur Lulzim Basha.

Më pas, është diskutuar në detaje menaxhimi i situatës nga qeveria. Në mbledhje është argumentuar se qeveria e keqmenaxhoi krizën e shkaktuar nga pandemia në dëm të shqiptarëve.

Ndërkohë, Basha u kërkoi që aksioni opozitar të shtrihet në takime të përditshme në të gjithë Shqipërinë. “Edi Rama nuk mendon për shqiptarët, por për karrigen e tij. Ai i dërrmoi të varfrit dhe shkatërroi shtresën e mesme. Është përgjegjësia jonë të jemi pranë tyre”, është shprehur Basha. Ndërsa aleatja më e madhe në opozitë e PD-së, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, në përfundim të mbledhjes u shpreh për mediat se opozita po punon për një platformë për të nxjerrë vendin nga kriza ekonomike.

“Ajo që diskutuam sot është përgatitja e një platforme apo dhe një mënyrë të zgjidhjes së kësaj situate për t’i dhënë një mundësi dhe për t’i dhënë hapësira rifuqizimit të ekonomisë shqiptare, krijimin e mundësive, sidomos të biznesit të vogël, biznesit të mesëm, i cili është në ditët e tij më të vështira e ku nuk ka qenë asnjëherë në këto vitet e tranzicionit”, tha Kryemadhi.

Kjo është mbledhja e tretë e opozitës pas një kohe më shumë se muaj e gjysmë ndalimi, për shkak të pandemisë. Ndërkohë, opozita e ka kthyer në axhendë politike që një herë në javë të takohet për të koordinuar aksionin opozitar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.