E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zbardhet vrasja e Bujar Çelës në Bradashesh, identifikohet atentatori i dyshuar
Publik News

Zbardhet vrasja e Bujar Çelës në Bradashesh, identifikohet atentatori i dyshuar

Policia e Shtetit dje shpalli në kërkim një prej vrasësve të dyshuar të Bujar Çelës, vëllait të Tao Çelës, i cili u ekzekutua në rrethrrotullimin e Bradasheshit.

Sot është zbardhur dhe identiteti i 35-vjeçarit të rrezikshëm, i cili njihet si Nuredin Dumani. Dumani është nga Dibra, banues në Durrës.

Ky shtetas ishte në kërkim prej një viti dhe për krime të tjera. Dumani dyshohet se ka vrarë vëllezërit Haxhia në Durrës dhe Klevis Kapllanajn në Rrogozhinë.

Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë për të dyshuarin si ekzekutor të Bujar Çelës në Elbasan, por ka lëshuar gjithsej 5 urdhër-arreste.

Asnjë nga urdhër arrestet nuk është ekzekutuar. Dyshohet se Erion Alibej është urdhëruesi i vrasjeve. Burime nga policia bëjnë me dije se dy të tjerë luajtën rolin e vëzhguesit në vrasjen e Bujar Çelës.

Dumani është identifikuar nga kamerat e sigurisë dhe është parë që ka qëlluar ndaj Bujar Çelës me një armë tip pistoletë. Dumani akuzohet për “vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.