E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zbardhet vrasja në Tiranë, Policia fillimisht e fshehu krimin
Lajme

Zbardhet vrasja në Tiranë, Policia fillimisht e fshehu krimin

Zbardhet ngjarja e ndodhur në mbrëmjen e 24 janarit në fshatin Bastar i Mesëm, ku humbi jetën një shtetas. Pas një pune intensive dhe të pandërprerë 48 orëshe, Policia e Tiranës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka zbardhur rrethanat dhe arrestuar 3 persona, për një ngjarje të raportuar në nisje si një vdekje aksidentale.

Dyshohet se shtetasi E.C., më datë 24 janar 2019, rreth orës 20:30, në fshatin Bastar i Mesëm ka goditur me sende të forta në kokë shtetasin A.Gj., 34 vjeç, duke i shkatuar dëmtime të rënda në kokë.

Për pasojë i riu humbi jetën në Spitalin e Traumës. Ngjarja u raportua si aksidentale. Por hetimet provuan të kundërtën.

Në polici u shoqëruan disa shtetas dhe u kryen disa veprime komplekse hetimore në konfidencialitet të plotë.

Në vijim të këtyre veprimeve, dyshohet se shtetasit D. K., dhe E. C., me veprimet dhe mos veprimet e tyre kanë fshehur të vërtetën e ngjarjes së ndodhur. Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në banesë u gjet edhe një sasi lënde e dyshuar kanabisi.

Shërbimet e Policisë Tiranë bënë arrestimin e shtetasve:

E.C., 31 vjeç, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje me pasojë vdekjen”

D.K., 29 vjeç, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”

E.C., 20 vjeçe, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Për shkak të hetimeve nuk mund të jepen detaje të tjera, ndërkohë materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.