Zbulohen dy akuzat që çuan në arrestimin e djalit të deputetit të PS, Rexhep Rraja
Gjykata e Krujës ka vendosur masën e sigurisë “arrestit me burg” për djalin e deputetit të PS, Rrahman Rraja, i cili është akuzuar nga ish e dashura e tij, Xhesila Maloku, për dhunim dhe përdhunim.
Një ditë më parë Rexhep Rraja është marrë në pyetje nga oficerët e policisë së Krujës, ndërsa ditën e sotme ai është arrestuar, me akuzën e dhunës dhe përndjekjes.
Ndërkohë, raporti i ekspertizës mjekësore vërtetoi se mbi Xhisela Malokun, ishte ushtruar dhunë fizike.
Rexhep Rraja
Dy ditë më parë, nëna, motra dhe shoqja e Xhiselës kanë folur përpara oficerit të Policisë Gjyqësore si persona që kanë pasur dijeni për lidhjen mes vajzës dhe djalit të deputetit, Rrahman Rraja, Rexhep Rraja.
Ato janë pyetur gjithashtu edhe për ditën kur ka ndodhur ngjarja, pra kur është dhunuar Xhisela Maloku nga djali i deputetit.
Ne deponimin e saj, ne kohen qe ka bere kallezimin per te riun, Rexhep Rraja, vajza ka treguar gjithe sa ka ndodhur, nderkohe qe ish i dashuri e ka marre me dhune nga banesa, i ka vene pistoleten ne bark dhe e ka detyruar te shkoje me te ne hotel. Atje, ajo ka treguar se eshte dhunuar, eshte djegur me cigare dhe i ka rene te fiket.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



