Zbulohen fotot e viktimave, kush është ish-polici dhe bashkëjetuesja që u vranë në Shkodër (Detajet)
Të tjera detaje janë mësuar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në Shkodër, ku mbeti i vrarë ish-polici dhe bashkëjetuesja e tij.
Sipas informacioneve mësohet se në makinë ka qenë dhe një fëmijë jo më shumë se 2 vjeç, por fatmirësisht ai nuk ka pësuar asnjë lëndim.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të banesës së tyre, pasi ata janë qëlluar në makinë sapo e kanë parkuar atë.
Policia ka bërë se ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit, por ende nuk dihen rrethanat e plota të saj.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të krimit të rëndë në Shkodër.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



