Zbulohen veprat penale për të cilat po hetohet Agim Ismaili
Agim Ismail, ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, është marrë sot nën hetim nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK), pas dyshimeve për tentativën e hakerimit të një institucioni shtetëror disa muaj më parë.
Sipas informacionit zyrtar, Ismaili është marrë në pyetje në praninë e një avokati, ndërsa ndaj tij po zhvillohen hetime për veprat penale:
-
Neni 293/a (paragrafi i dytë) – Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike
-
Neni 333/a – Pjesëmarrja në grup të strukturuar kriminal
-
Neni 334 – Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal
Hetimet ndaj ish-kreu të Burgjeve vijnë disa muaj pas incidentit të dyshuar të hakerimit, ndërsa SPAK ka njoftuar se procedurat po ndiqen në mënyrë intensive për të përcaktuar rolin dhe përgjegjësitë e tij në këtë çështje.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



