E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zbulohet Call Center në Bërzhitë, ‘marifeti’ i përdorur për kamuflim
Lajme

Zbulohet Call Center në Bërzhitë, ‘marifeti’ i përdorur për kamuflim

Policia ka zbuluar një ambient të dyshuar për veprimtari mashtruese të organizuar në formën e një call center-i, gjatë një operacioni të zhvilluar më 16 prill 2026 në zonën e Bërzhitës.

Sipas burimeve zyrtare, kontrolli u ushtrua në një hapësirë që administrohej nga shtetasi me iniciale F. K., pas informacioneve të siguruara në rrugë operative që ngrinin dyshime për ushtrim të mashtrimit kompjuterik përmes komunikimeve telefonike dhe platformave digjitale.

Gjatë ndërhyrjes, efektivët sekuestruan disa pajisje elektronike, përfshirë kompjuterë dhe telefona celularë, të cilët do t’i nënshtrohen analizave teknike për të verifikuar përdorimin konkret të tyre dhe për të zbuluar nëse janë përdorur për aktivitete të paligjshme.

Ndërkohë, subjekti në fjalë rezulton i regjistruar zyrtarisht në fushën e turizmit mjekësor, për të cilin ka paraqitur dokumentacionin përkatës. Megjithatë, hetimet vijojnë për të sqaruar nëse kjo veprimtari ka shërbyer si mbulim për aktivitetin e dyshuar kriminal.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Tiranës, e cila pritet të ndërmarrë veprimet e mëtejshme ligjore për zbardhjen e plotë të rastit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.