Zbulohet e shkuara e autorit, në kërkim nga EUROPOL për tentativë vrasje dhe trafik armësh
Autori i dyshuar i plagosjes së dyfishtë të ndodhur sot në Tiranë, Aldo Gjini (Iamandi), rezulton të jetë një ndër personat më të kërkuar në Europë nga EUROPOL.

31-vjeçari lëvizte i lirë në Shqipëri, ai ishte në kërkim ndërkombëtar për akuzat: tentativë vrasje, trafikim armësh dhe municionesh luftarake.
Dyshohet se në 24 nëntor të 2020-ës shtetasi në fjalë ka kryer një tentative vrasjeje në Remich të Luksemburgut. Autoritetet në Luksemburg e konsiderojnë shqiptarin “jashtëzakonisht të rrezikshëm”.
Aldo Gjini qëlloi me pistoletë një person dhe më pas ishte arratisur në Belgjikë ku drejtonte një automjet tip Mercedes G AMG.
Në vitin 2016 ai ka rënë në prangat e policisë italiane për shpërndarje droge.
Më 11 Shkurt 2021 u lëshua urdhër-arresti ndërkombëtar për të dhe prej atëhere ai ka qenë në kërkim. Policia ka ngritur postblloqe në rrugët e Tiranës, për të bërë të mundur kapjen e tij.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



