E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zbulohet gruaja që futi në kurth 68-vjeçarit Edvar Agalliu
Lajme

Zbulohet gruaja që futi në kurth 68-vjeçarit Edvar Agalliu

Policia e Tiranës ka zbardhur detaje të reja për pengmarrjen e shtetasit 68-vjeçar, Edvar Agalliu, i cili u mor me forcë më 29 prill 2025 nga një grup personash dhe u mbajt peng për disa orë, ndërsa ata kërkuan një shumë të madhe parash për lirimin e tij.

Sipas burimeve, kjo pengmarrje ka qenë e planifikuar, dhe 68-vjeçari ka rënë në kurthin e ngritur nga Nikoleta Begolli, një prej personave të arrestuar për këtë rast.

Nga hetimet ka rezultuar se Edvar Agalliu kishte filluar të fliste me Nikoleta Begollin, e cila kishte një lidhje me Sulejman Sinën, një person të dënuar më parë për vjedhje me dhunë.

Dyshohet se pas komunikimeve me Begollin, Agalliu është ftuar nga kjo e fundit që të shkojë në zonën e Pazarit të Ri, ku ka rënë në pritën e përgatitur nga një grup prej tre personash.

Pas takimit, Agalliu është detyruar të hipte në një automjet, ku është mbajtur i mbyllur dhe i kërcënuar nga autorët për të dorëzuar një shumë prej 2 milionë lekësh. Kërcënimi i drejtpërdrejtë ndaj jetës së tij ka detyruar bashkëshorten e 68-vjeçarit që të dorëzojë një pjesë të shumës së kërkuar. Pjesa tjetër e shumës u sekuestrua më vonë nga Policia gjatë operacionit të koduar “Imediat”.

Sulejman Sina, i cili ka qenë i përfshirë në këtë ngjarje, është një person me një histori kriminale, pasi më parë ka qenë i dënuar për vjedhje me dhunë.

Hetimet vazhdojnë ende, ndërsa autorët e këtij akti kriminal janë vënë në pranga dhe po përballen me akuzat për pengmarrje dhe shantazh.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.