Zbulohet jeta e Ergys Arrazit që dyshohet se shkaktoi vetëvrasjen e gruas dhe 3 fëmijët

Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Shkodër, ku një nënë 39 vjeçare dyshohet se është vetëmbytur në lumin Buna së bashku me tre fëmijët e saj pas dhunës së bashkëshortit.

Gazetarja Dorjana Bezat bën me dije se familja e Erdgys Arrazit, bashkëshortit të 39 vjeçares, ka një biznes privat, servis celularësh në qendër të Shkodrës.

Ndërsa 39 vjeçarja, Alma Arrazi nuk punonte pasi kujdesej për 3 fëmijët e vegjël.

Së fundmi, bashkëshorti Erdgys Arrazi merrej edhe më importin e makinave kryesisht nga Koreja e Jugut.

Familjarët e Erdgys Arrazit, janë shprehur se janë të shokuar dhe të lënduar për rastin tragjik. Teksa kanë preferuar të mos japin një prononcim publik për kamerat, ata kanë thënë se nuk ia falin nuses (Alma Arrazit) vendimin fatal që ka ndërmarrë duke i marrë jetën vetes dhe 3 fëmijëve.

Ata pretendojnë se Erdgysi nuk i ka keqtrajtuar asnjëherë se punonte në një dyqan celularësh me qëllim që të ju siguronte fëmijëve të tyre një arsimim në shkolla private. Sipas familjarëve të Erdgys Arrazit, çifti kohët e fundit kanë patur debate dhe Alma merrte ilaçe në ambulatorin e lagjes për gjendje të rënduar emocionale.

“Jemi të lëndur dhe shokuar, nuk ia falim nuses vendimin fatal që ka ndërmarrë duke i marrë jetën vetes dhe tre fëmijëve. Erdgysi i kishte pikë të dobët fëmijët, ai nuk i ka keqtrajtuar asnjëherë. Punonte gjithë ditën në dyqan celularësh për t’i dërguar në shkolla private. Çifti kohët e fundit kanë patur debate dhe Alma merrte ilaçe në ambulatorin e lagjes për gjendje të rënduar emocionale, por këtë vendim as nuk mund ta imagjinonim.”, mësohet të kenë thënë ata.

Ndërkohë, Policia e Shkodrës ka sekuestruar kamerat e sigurisë së lokalit dhe bizneseve të tjera në afërsi të urës së vjetër të Bunës për të parë lëvizjet e nënës me 3 fëmijët që u mbyten mbrëmjen e të shtunës. Gazetari i Klan News, Besar Bajraktaraj ka mësuar se nga këqyrja e kamerave të sigurisë nuk shfaqet momenti kur janë hedhur në lum, por është fiksuar momenti kur po pinte kafe në lokal.

Aty gruaja me 3 fëmijët kanë qenë më gruan e vëllait të Erdgys Arrazit. Ajo ka thënë në polici se Alma thjesht i kishte treguar që kishte bërë fjalë me burrin dhe jo probleme të tjera. Pasi janë ngritur nga kafja nëna me 3 fëmijët janë hedhur në lumë. Aktualisht janë 8 ekipe kërkimi të policisë dhe ushtrisë si dhe banorë të zonës apo peshkatarë vullnetarë.

Publikuar nga Publik Media