E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zbulohet kandidati i Alibeajt  për Bashkinë e Dimalit
Lajme

Zbulohet kandidati i Alibeajt për Bashkinë e Dimalit

Enkelejd Alibeaj prezanton kandidatët e grupit përçarës.

Biznesmeni Dritan Sula, është kandidatura e Alibeajt për Bashkinë e Dimalit.

 “Ai është diplomuar në Universitetin Bujqësor të Tiranës, është një njeri aktiv në politikë dhe jetën e tij profesionale dhe shoqërore e ka të lidhur me vendlindjen e tij. Sula është aktiv në Partinë Demokratike që në vitin 1991 kur iu bashkua lëvizjes antikomuniste për rrëzimin e diktaturës, për të vijuar më pas me themelimin e PD në vendlindjen e tij, deri në drejtimin e degës së saj, funksion të cilin e mban dhe sot. Dritan Sula me kandidimin e tij për bashkinë Dimal, synon që të jetë në shërbim të bashkëqytetarëve të vet duke ofruar një projekt konkret për të rikthyer bashkinë tek qytetarët, të cilët gjatë qeverisjes së Rilindjes janë nëpërkëmbur e lënë në harresë nga bashkia”, thuhet në njoftim

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.