E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zbulohet konflikti mes biznesmenit në Durrës dhe autorit që e “zgjoi” me tritol
Lajme

Zbulohet konflikti mes biznesmenit në Durrës dhe autorit që e “zgjoi” me tritol

Borxhi i pashlyer i djalit emigrant në Angli

Një borxh i pashlyer i djali emigrant  në Angli dyshohet të jetë moti i sulmeve të njëpasnjëshme ndaj biznesmenit Shaban Aga në Durrës.

Sipas News 24, djali i tij dhe autori i dyshuar i vendosjes së tritolit Dardan Kadiu kishin pasur një konflikt në Angli pasi ky i fundit i kishte dhënë atij para borxh.

Pasi është kthyer në Shqipëri, Kadiu i ka kërkuar borxhin familjes së personit në fjalë, por Shaban Aga ka refuzuar t’i japë paratë.

Kjo ka sjellë edhe konfliktin mes tyre prej disa mujash që sot solli edhe vendosjen e tritolit në biznesin e 58-vjeçarit.

Ky i fundit paralajmëroi se në rast se policia nuk vepron do të marrë masat e tij për t’u mbrojtur nga personat që e kanë sulmuar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.